Rreth Nesh

Platforma që lidh punëdhënësit me punëkërkuesit për mundësi të reja suksesi.

Kush Jemi Ne

Gjeje është një platformë inovative që ndihmon bizneset të gjejnë punonjës të kualifikuar dhe individët të gjejnë mundësi të reja pune. Që nga themelimi, ne kemi ndërtuar ura lidhëse midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve, duke ofruar një proces të thjeshtë dhe të shpejtë për të përmbushur nevojat e tregut të punës.

Gjeje.com u zhvillua me mbështetjen e USAID 'Private Sector-Led Workforce Development Activity', si pjesë e nën-grantit të Shehu Academy. Platforma lidh punëkërkuesit me punëdhënësit, duke mbështetur zhvillimin e karrierës dhe përmbushur nevojat e fuqisë punëtore në sektorin e përpunimit të drurit dhe sektorëve të tjerë.

Promovimi i Projektit të Ndërlidhjes së Punëdhënësve dhe Punëkërkuesve

Në bashkëpunim mes IREX dhe Shehu Academy është realizuar një projekt
inovativ që synon ndërlidhjen e punëdhënësve dhe punëkërkuesve përmes
një platforme moderne elektronike.
Kjo platformë, e konceptuar nga Shehu Academy dhe e mbështetur nga Irex,
do të funksionojë si një aplikacion web i cili:

Mundëson ndërlidhje të shpejtë dhe efikase mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve.
Mbështet orientimin në karrierë për kandidatët pas përfundimit të trajnimeve profesionale.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të punësimit dhe përputhjes së aftësive me kërkesat e tregut të punës, duke fuqizuar kështu të rinjtë dhe profesionistët e rinj në ndërtimin e karrierës së tyre.

Hapat e Thjeshtë për të Gjetur Punën ose Kandidatin Ideal

Proces i shpejtë dhe intuitiv që lidh punëdhënësit me punëkërkuesit në pak hapa.

Për punëdhënësit
Për punëkërkuesit
Rezultati
Publikoni pozitat e lira dhe gjeni kandidatë të kualifikuar me pak klikime.
Krijoni profilin tuaj, aplikoni për punë dhe gjeni mundësinë tuaj ideale.
Një bashkëpunim i qëndrueshëm dhe efikas për të dyja palët.

Filloni Rrugëtimin Tuaj Sot!

Pavarësisht nëse jeni një punëdhënës në kërkim të talentit ose një individ në kërkim të mundësisë së radhës, 'Gjeje' është zgjidhja juaj. Regjistrohuni sot dhe bashkohuni me komunitetin tonë!